Jo se kishte njeri dyshime, por tashmë është vetë këngëtarja bukuroshe që e pranon.
Ajo kishte postuar foto të shpeshta më parë me të dashurin, lojtarin kroat të hockey në Amerikë, Jakub Kindl, por nuk i kishte bërë asnjëherë tag dhe as i kishte dedikuar mbishkrim. Madje më parë ajo ka refuzuar të përgjigjet mbi të dashurin duke mos e pranuar publikisht lidhjen e saj. Epo kaq e ka patur edhe qëndrimi i rezervuar i bukuroshes 29 vjeçare, gjithmonë nëse mund ta quajmë të revervuar duke qenë se pushimet e saj në Kroaci me 28 vjeçarin Kindl u bënë kryefjalë e lajmeve rozë. Më shumë se sa i ka shpëtuar, do thonim që ka qenë Afërdita ajo që i ka vendosur ta thotë me zë të lartë dhe fjalët e saj. Ajo ka postuar një foto nga pushimet në Cancun të Meksikës me mbishkrimin “Everything I Need Is Here”, pasuar nga zemrat e rastit. Nuk bëri keq që na tha atë që tashmë e dinim të gjithë, pasi nga goja (Instagrami) e saj ka një shije tjetër.