Edhe pse është distancuar nga showbizzi shqiptar pasi po jeton në Amerikë, Afërdita Dreshaj nuk ju shpëton dot lajmeve. Këto të fundit ndodh shpesh të jenë në formën e kritikave dhe sulmeve. E tillë ka qenë edhe faqja Vipat e bllokut e cila në listën e personazheve që i "kryqëzojnë" për ndërhyrje të shumta estetike, kishin edhe Afërditën.
Por duket se për këtë të fundit është mbushur kupa ndaj edhe ka reaguar nëpërmjet një statusi: "Për të qenë të qartë njëherë e përgjithmonë, sepse nuk kam ndërmend të merrem më me ju, këto janë fotot e mia kur isha 16 vjeç, pa photoshop. Pa asnjë ndërhyrje dhe u përGjodha si modele nga një agjensi ndërkombëtare. Nëse keni nsonjë gjë tjetër për të thënë pas kësaj, ju mirëkuptoj. Sepse e di që jeni pa punë. Unë do të qesh me ju". /intv.al/