Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë publikun Shqiptar dhe Kosovar.
Këngëtarja jeton në Amerikë prej disa vitesh, ku dhe kurorëzoi dashurinë e saj vitin e kaluar me bashkëshortin e saj çek, Jakub Kindl.
Së fundmi, çifti ka zgjedhur për të kaluar disa pushime në Miami. Pikërisht, ata zgjodhën vendin ku kanë kurorëzuar martesën e tyre.
Në një postim në InstaStory, ajo shihet së bashku me bashkëshortin e saj ku janë arreduar në hotel, këngëtarja ka shkruar: ‘Këtu u martuam’.