Pasi festoi ditëlindjen në një ndër vendet më romantike, Santorini, bukuroshja Afërdita Dreshaj i është futur punës dhe është gati për të sjellë klipin e saj më të ri.
“Edhe njo” titullohet ai dhe parë nga videoja disa sekondëshe e postuar nga vetë Dreshaj, duket se presim një tjetër hit veror, me ritme që do t’iu freskojnë dhe me një Afërditë joshëse. Duket premtuese, por projektin e plotë do të mudn ta shihni nesër në orën 19.00.