INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Afrikë e Jugut, rinoceronti i zi sulmon “paparacët” [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 27-06-2016

Fotografët nuk shihen me sy të mirë as nga rinocerontët. Kështu, një ekzemplar i rrallë i Parkut Kombëtar të Krugerit, në Afrikën e Jugut, ka sulmuar dy të rinj, që ishin të impenjuar në një shëtitje-fotografike, duke dashur të kapnin gjëra të veçanta në foto-kujtimin e udhëtimit të tyre.

Andrew, 28 vjeç dhe miku i tij Sam, kanë përjetuar momente shumë të gjata frike, kur ai, i cili është konsideruar si një kafshë normale, ka thyer çdo parashikim, duke filluar të vrapojë me të gjithë shpejtësinë kundër makinës së tyre. Një rinoceront thuajse një tonelatë e gjysmë, i cili vetëm në momentin e fundit ka shmangur përplasjen.

Frika për të dy në makinë ishte shumë e madhe, aq sa Andrew, i cili ndodhej pranë derës së pasagjerit, e pa veten i shënjestruar nga brirët e rinocerontit dhe kërceu në krahët e mikut, duke i rënë edhe ‘smartphon’-i, me të cilin Sam po filmonte skenën.

Në fund, të dy ishin terrorizuar, por shpëtuan. Rinoceronti i kishte kursyer, duke ndaluar 20 metra nga ata.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609