INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aftësitë e Bixby në Samsung tani të diponueshme edhe në Shqipëri.

Aftësitë e Bixby në Samsung tani të diponueshme edhe në Shqipëri.

Publikuar më: 15:25 22-08-2017

Samsung Electronics njoftoi sot se aftësitë e zërit të Bixby janë zgjeruar në më shumë se 200 shtete dhe territore në mbarë botën, duke lejuar miliona konsumatorë të provojnë një mënyrë më inteligjente të ndërveprimit me telefonat e tyre. Përveç Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, klientët në 200 shtete, përfshirë edhe në Shqipëri, do të jenë në gjendje të përdorin ndërfaqen inteligjente, e cila do t’i ndihmojë ata që t’i sigurojnë gjërat më shpejt dhe më lehtë.


Aktualisht i disponueshëm në anglisht dhe në gjuhën koreane1, Bixby sjell produktivitet dhe personalizim të zgjeruar të smartphonit nëpërmjet Komandave të Shpejta (Quick Commands), një funksion që ju lejon të krijoni lehtësisht një komandë zanore për t'u përdorur në vend të një sekuence të një ose më shumë komandave. Për shembull, ju mund të përdorni komandën “natën e mirë” (“good night”) si një shortcut për “Aktivizo modalitetin “Mos Shqetëso”, vendos një alarm për 6:00 AM dhe ndiz filtrin e dritës blu".

Bixby gjithashtu kupton mënyrën si flisni, si bëni pyetje dhe kërkesa. Për shembull, nëse merrni një foto dhe më pas i thoni Bixby-t që "ta dërgojë foton e sapobërë tek Mami", Bixby i kupton komandat ndër-aplikuese dhe do të dijë se cilës foto i referoheni dhe do ta dërgoj atë te mamaja juaj. Ky kuptim i natyrshëm i gjuhës e bën ndërveprimin me telefonin tuaj më të lehtë dhe më intuitiv. Me teknologjinë e tij të mësimit të thellë e përsëritës, Bixby do të përmirësohet me kalimin e kohës për të njohur preferencat tuaja personale dhe mënyrat e të folurit.

 


Bixby është unik sepse është një ndërfaqe inteligjente, dhe jo një aplikacion i pavarur. Kur një aplikacion bëhet Bixby-enabled, Bixby do të mbështesë pothuajse çdo detyrë që aplikacioni është i aftë të kryejë duke përdorur zërin, prekjen ose tekstin. Integrimi i thellë i Bixby-t është gjithashtu i integruar në cilësimet e telefonit në mënyrë që të mund të ndryshoni opsionet e telefonit, të tilla si vendosja e kohës së fikjes së ekranit ose shfaqja e të gjitha njoftimeve, pa ndërprerë atë që po bëni aktualisht.


Me një pamje dhe ndjenjë bashkëkohore, “Samsung Gravity Stand” i pasuron dhomat me dizajnin dhe formën e tij moderne. I përbërë nga çelik që nuk ndryshket, i cili shpesh përdoret nga arkitektët dhe prodhuesit e mobiljeve për shkak të forcës dhe pamjes estetike që ofron, “Gravity Stand” është kaq praktik saqë QLED TV duket sikur lundron kur vendoset. Madhësia e vogël e mbajtëses gjithashtu mundëson që televizorët të vendosen në hapësira, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. “Gravity Stand” gjithashtu mbështet funksionalitetin për ta rrotulluar televizorin deri në 70 gradë (deri në 35 gradë majtas ose djathtas).
"Tani miliona klientë në mbarë botën kanë qasje në një mënyrë të re dhe inteligjente për të bashkëvepruar me telefonin e tyre", tha Injong Rhee, Zëvendëspresident Ekzekutiv dhe Shef i R&D, Software dhe Shërbimeve të Biznesit të Komunikimit Mobile pranë Samsung Electronics. "Zgjerimi i aftësive të zërit të Bixby është një hap fillestar në vazhdimin e funksionimit të Bixby. Në të ardhmen, Bixby do të ketë fuqinë e të mësuarit për të ofruar ndërveprime më inteligjente dhe të personalizuara dhe lidhje të padukshme midis më shumë pajisjeve."

 


Samsung planifikon të vazhdojë të zgjerojë aftësitë zanore të Bixby në shtete, gjuhë, pajisje, veçori dhe aplikacione të palëve të treta. Duke përmirësuar më tej përvojën e tij mobile dhe ofrimin e zgjidhjeve, edhe më shumë përdorues mund të bashkëveprojnë me pajisjen e tyre dhe të menaxhojnë aplikacionet dhe shërbimet e tyre më instinktivisht.
Duke filluar nga sot, përdoruesit e Galaxy S8 dhe S8+2 mund të aktivizojnë aftësitë e zërit të Bixby duke shtypur butonin Bixby për të filluar ndërveprimin. Tani mund të aktivizoni Bixby duke mbajtur të shtypur butonin e dedikuar në telefonët Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, ose thjesht duke thënë:"Hi, Bixby"

.

Article Logic
Execution time: 0.005504846572876