INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agim Kajmaku ende nuk ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve në prokurori

Agim Kajmaku ende nuk ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve në prokurori

Publikuar më: 10:14 04-09-2019

Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion të detajuar lidhur me procesin e hetimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i akuzuar nga PD se është në kërkim nga drejtësia greke. Prokuroria bën me dije se u ka çuar kërkesa për informacion disa institucioneve, mes të cilave edhe Kajmakut për të dorëzuar shenjat e gishtërinjve. Por ende përgjigje nuk ka marrë. 

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thotë Prokuroria e Përgjithshme.
PD akuzon Kajmakun është në shkelje të ligjit të dekiminalizimit pasi në Greqi në vitin 2003 ai është arrestuar për falsifikim parash me emrin Jorgo Toto.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion edhe për hetimin e Valdrin Pjetrit, që u dorëhoq nga posti i sapomarrë pas denoncimeve të PD. Prokuroria bën me dije se ka marrë informacionet nga institucionet përgjegjëse dhe tanimë është në pritje të përgjigjeve nga autoritetet italiane. “Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale. Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi”, thotë Prokuroria e Përgjithshme.

Valdrin Pjetri verifikohet për trafik narkotikësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311