Të gjithë ata që janë frekuentues të Parkut të Liqeni artificial duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi një numër i madh pemësh, që janë tharë mund t’u rezikojnë jetën. Ky është paralajmërimi i Agjencisë së Parqeve pranë Bashkisë të Tiranës, e cila ka nisur dhe punën për reabilitimin e këtyre 1000 pemëve. Agjencia ka sqaruar se situata është e tillë, pasi parku nuk është mirëmbajtur sistematikisht dhe lajmëron qytetarët të kenë kujdes e të mos hipin në pemët e thara apo të qëndrojnë afër tyre deria sa ky problem të marrë zgjidhje përfundimtare.