INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agjencia e Prokurimeve kritikon institucionet për tenderat

Agjencia e Prokurimeve kritikon institucionet për tenderat

Publikuar më: 11:32 20-02-2019

Agjencia e Prokurimeve ka lëshuar kritika për institucionet në lidhje me procedurat e tenderave.

Shkak janë bërë mënyra e mbajtjes së dokumentacionit. Sipas Agjencisë së Prokurimeve në formularët standard të dërguar lidhur me zbatimin e kontratave dhe monitorimet janë vënë re problematika të lidhura me disa aspekte.
Ku më shqetësues është fakti se marrja në dorëzim e mallrave apo artikujve nuk shoqërohet me procesverbalin e marrjes në dorëzimi dhe fletë hyrjen konform legjislacionit në fuqi.
Në këto kushte kërkohet që autoritetet kontraktore të dokumentojnë marrjen në dorëzim të objektit të prokurimit nëpërmjet mbajtjes së dokumentacionit që parashikon legjislacioni në fuqi.
Gjithashtu dhe mallrat apo artikujt të paraqitura nga operatori ekonomik fitues nuk janë gjithënjë të njëjta me ato që përban kontrata fillestare. Agjencia e Prokurorimeve sqaron se ka konstatuar se autoritetet kontraktore përfituese nuk respektojnë afatin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik për dërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826