INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agjencia e huaj Turradar ka renditur 10 turet më të mira për të vizituar Shqipërinë

Agjencia e huaj Turradar ka renditur 10 turet më të mira për të vizituar Shqipërinë

Publikuar më: 11:07 15-03-2017

Shqipëria është e njohur më së shumti për turizmin bregdetar, por vitet e fundit është rritur interesi edhe për turizmin historik dhe atë kulturor, e cila po tërheq dhe vemendjen e turisteve të huaj.

Një agjensi e huaj Turradar, e cila operon në 17 vende të ndryshme të botës, së fundimi ka bërë pjesë e itinerareve të reklamuara edhe Shqipërin

Ndër dhjetë turet më të mira përfshihen:

-“Discover Albania”, përmes tij mund të vizitohen 14 destinacione dhe është kryesisht një tur historik, ku çmimi për një ditë llogaritet në rreth 80 euro.

-Riviera është një tjetër tur interesant që propozohet e ku mund të vizitohen shtatë destinacione shqiptare e që nis e përfundon me Sarandën. Çmimi llogaritet në 167 euro në ditë.

-Ngjitje në Alpet shqiptare, ofrohet si një tur me kohëzgjatje 6-ditore dhe me çmim për një ditë në 112 euro.

-Dhjetë destinacione në dhjetë ditë është një tjetër tur që ofrohet nga kjo agjenci dhe nis nga Tirana e përfundon me Krujën, realizohet kryesisht me autobus dhe çmimi për ditë llogaritet në 82 euro.

-Një tur interesant është edhe ai që ofron ngjitje dhe shëtitje me varkë, duke eksploruar bukuritë e rralla. Në total janë shtatë destinacione që vizitohen, si Dhërmiu, Durrësi etj.

-Jeep Safari në Theth ofron një përvojë ndryshe në zonën e Thethit, në Veri të Shqipërisë dhe çmimi llogaritet në 71 euro në ditë. Por, Thethi së bashku me Valbonën mund të vizitohen edhe përmes një turi tjetër që kushton 124 euro në ditë.

-Të pasionuarit pas ecjes mund të ndjekin turin 8-ditor që ofron udhëtime si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë me një kosto që llogaritet në 113 euro në ditë. Ai nis në Tiranë e përfundon me Krujën.

Article Logic
Execution time: 0.0031161308288574