INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Agjenti 007” refuzon shumën prej 100 milionë dollarësh [FOTO]

“Agjenti 007” refuzon shumën prej 100 milionë dollarësh [FOTO]

Publikuar më: 10:15 20-05-2016

Sigurisht që të të ofrojnë shumën e 100 milionë dollarëve, famën dhe një projekt të mirë kinematografik është një ofertë që vështirë se mund ta refuzosh, megjithatë duket se Daniel Craig i ka bërë ballë tundimit.

 

Aktori i cili ka luajtur në 4 seritë e fundit të Agjentit 007 nuk do të jetë më pjesë e këtij projekti, konfirmon The Telegraph.  48 vjeçarit iu ofrua shifra e 100 milionë dollarëve për të luajtur në 2 seri të reja të James Bond, megjithatë ai është detyruar të mos e pranojë ofertën për shkak të impenjimit të madh që kërkon një film i tillë aksion. Ky lajm vjen pak kohë pasi vetë artisti deklaroi për revistën Time Out se do të preferonte më mirë të  çante trupin me xhama sesa të luante sërisht si Bond.

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424