Sot në aktivitetin e Partisë Demokratike në Qytete Studenti ka rënë në sy një i ri i cili ka filmuar kreun e PD, Lulzim Basha, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të gjithë të pranishmit tek memoriali i Azem Hajdarit. Kjo është pikasur nga të pranishmit dhe fotot e video që ka bërë i ka bërë dhe ia ka nisur një personi me emrin Bujar, i ka nxjerr vetë PD.
"Nuk e kuptoj se përse një aktivitet duhet ta raportojnë tek “Drejtor Bujari”???? Kalecët dhe spiunët vijojnë punën dhe nuk e harrojnë zanatin.
Shikojeni se si spiunët e policisë së Edi Ramës monitorojnë dhe raportojnë live aktivitetet e opozitës dhe fotografojnë pjesëmarrësit", thuhet tek fotografitë në faqen e PD.