INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agjërimi, ja çfarë përfitimesh ka për shëndetin

Agjërimi, ja çfarë përfitimesh ka për shëndetin

Publikuar më: 09:05 07-06-2016

Ka shumë njerëz të cilët agjërimin e konsiderojnë vetëm si obligim fetar të cilin duhet ta përmbushin. Megjithatë, agjërimi është me të vërtetë çudibërës ndaj shëndetit të njeriut.

Agjërimi nëse aplikohet në mënyrën e duhur, është me të vërtetë një praktikë e mirë dhe e shëndetshme pasi që ndihmon në eliminimin e helmeve nga trupi.

Një rutinë e tillë për një  muaj të tërë redukton edhe sheqerin e yndyrën në gjak pasi që krijon tek njeriu shprehi të të ushqyerit shëndetshëm madje duke rritur edhe imunitetin, shkruan Klan Kosova.Më poshtë do të mund të gjeni disa dobi shëndetësore që sjell agjërimi në organizmin tuaj:

Agjërimi rrit detoksifikimin

Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Agjërimi zgjidh problemet inflamatore

Agjërimi ul sheqerin në gjak

Agjërimi rrit zvogëlimin e yndyrës

Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi rrit imunitetin

Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive nga substancat abuzive.

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin.

Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu e ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdor fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721