Agjerimi nuk është më vetëm një detyrë për besimtarët, por ajo është vërtetuar dhe shkencërisht për efektet pozitive, që i sjell organzimit. Agjerimi me fjalë të thjeshta është reduktim i ushqimit dhe pijeve të caktuara dhe shkencëtarëve iu ka rezultuar se ai përmirëson sistemin e trupit, riparon qelizat dhe rikthen funksionin normal hormonal.
Një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka gjetur se nëse nuk hani për 3 – 5 ditë, do t’ju forcohet sistemi imunitar dhe do të stimulohet rigjenerimi i të gjithë organizmit. Këtë rezultat shkencëtarët e bazojnë tek një eksperiment të bërë me minjtë.
Rezultatet treguan se agjerimi përmirësonte presionin e gjakut, rriste ndjeshmërinë ndaj insulinës, reduktonte inflamacionin dhe ulte ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike.
Ekspertë këshillojnë se njerëzit, që duan të praktikojnë agjërimin të paktën 3 deri 5 ditë duhet të rrinë gjatë gjithë ditës pa ngrënë dhe duhet të hanë vetëm në orën 8 të mbrëmjes brenda gjysmë ore.
Ja përfitimet që merren nga këto ditë agjerim:
• Mban leptinën dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës në nivel normal
• Ul radikalet e lira dhe lufton inflamacionin
• Rrit sistemin imunitar
• Ul nivelin e triglicerideve
• Përmirëson funksionin e kujtesës dhe të mësuarit
• Nxit proçesin e tretjes, përshpejton metabolizmin, ju ndihmon të bini në peshë
• Lehtëson efektet anësore të kimioterapisë, për pacientët që vuajnë nga kanceri
• Ndalon në përhapjen e qelizave kancerogjene
• Përmirëson shëndetin e trurit