Andrea Agnelli ka vendosur premion për fitimin e trofeut të Champions League: 350 mijë € për çdo lojtar në rast se shpallen fitues në Cardiff. Presidenti i Juventusit ka vendosur ta rrisë shifrën nga 50 mijë euro që e kishte bërë 2 vite më parë në Berlin. Arritja e “Tripletës” do të garantojë afro më shumë se gjysmë milionë € për çdo lojtarë. Në rast humbje bardhezinjtë do të arkëtojnë 270 mijë euro vetëm për faktin se kanë arritur deri në finale. 350 mijë € opër çdo lojtarë, do të thotë gati 9.1 milionë €. Kaq mund ti kushtojë Juventusit, fitorja ndaj Realit të Madridit në Champions League. Të ardhura të cilat do të shpërndahen nga Uefa dhe sponsorët, në rast se lojtarët fitojnë trofeun e shumë dëshiruar. Një motiv më shumë për Buffon dhe shokët që në kontratat e tyre kanë bonuse të tjera për të përfituar.