Një vit më parë, vajza e këngëtares Albërije Hadërgjonaj, Agnesa, i dha fund martesës së saj.
Ajo u divorcua me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, ndërsa së fundmi na ka prezantuar me partnerin e ri.
Duket se Agnesa e ka gjetur sërish dashurinë, madje nuk ka ngurruar të ndajë foto me të në Instagram.
Këto ditë izolimi, ajo ka vendosur t’i kthehet kujtimeve të vjetra dhe ka ndarë në profilin e saj disa foto me partnerin.
Ai është 27-vjeç dhe quhet Valdrin Seci.
Çifti shfaqet në momente intime në pozat gjatë pushimeve të tyre, ndërsa Agnesa shkruan krahas postimit:
“Duke parë kujtimet e vjetra derisa të mbarojë karantina, për të krijuar të reja.❤️”
Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo ende nuk e dimë prej sa kohësh ka nisur romanca e tyre.