INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agolli i mërzitur me veten për golin: Kisha dy lojtarë për të mbajtur

Agolli i mërzitur me veten për golin: Kisha dy lojtarë për të mbajtur

Publikuar më: 22:32 09-10-2017

Shqipëria humbi minimalisht 1-0 me Italinë, me një gol të vetëm të pësuar nga një gabim në mbrojtje i kapitenit Ansi Agolli. Mbrojtësi i krahut të majtë e pranon gabimin, duke deklaruar:   

Në këto momente më e rëndësishme është loja jonë, sesa rezultati. Skuadra është në rrugën e duhur, por kemi akoma shumë punë për t’u përgatitur për eliminatoret e Europianit. U nxeha me veten time në momentin e golit, pasi nuk kishim komunikim me njëri-tjetrin dhe bëmë atë gabim që na kushtoi humbjen.  Ishte një mungesë pozicionimi në rastin e golit të dytë, në atë moment kisha dy lojtar dhe vendosa që të ruaj të parin, por edhe nuk komunikova me shokët.U fokusova më shumë te lojtari i parë, por ishte gabim dhe u ndëshkuam, më erdhi keq, pasi bëmë një ndeshje shumëtë mirë, po i tillë është futbolli.”

Article Logic
Execution time: 0.0033302307128906