Për të gjithë ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por ndoshta për Agollin ishte më e veçanta, sepse mbante shiritin e kapitenit në një kompeticion prestigjoz. Aq keq e ka përjetuar humbjen, saqë është përlotur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje mjaft e mirë sidomos në pjesën e parë ku nuk i lamë hapësirë kundërshtarit. Duhet të ishim treguar më të ashpër në markim. Na vjen keq pasi kemi dhënë shumë në këtë ndeshje, më shumë nga ckemi, por duhet të shohim përpara. Tani është një gjë mëse normale që u përlota pasi më vjen keq nga mënyra se si humbëm, vetëm dy minuta nga fundi. Kemi bërë një paraqitje të mirë sot. Për ndeshjen e rradhës do të bëjmë maksimumin për të marrë qoftë edhe një pikë, apo të synojmë edhe fitoren. Duhet të jemi lartë moralisht.”