Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se kënga e re e Agon Amigës “Oh Bir” është një diss për Getoar Selimin dhe pas kësaj u aludua se po ndodhte një përçarje në labelin Babastars.
Por e vërteta nuk është kështu! Kënga e Agon Amigës jo vetëm që nuk është një diss për Ghetto Geasy-n por nuk ekziston asnjë ndarje e mundshme e Babastars-ave.
Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e labelit Dekor Sahitin, i cili ka mohuar këtë lajm dhe është shprehur:
“Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj,unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”.
Pra, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar ditën e djeshme, nuk kanë brenda asnjë të vërtetë. Djemtë e Babastars jo vetëm që janë bashkë por presim edhe shumë surpriza prej tyre!