U përfol se shkak për divorcin e tyre ishte modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj.
Në atë kohë Agon Amiga dhe Afërdita publikuan një bashkëpunim ku në klip shfaqeshin në skena të nxehta, mjaftoi kjo dhe në media u përfol se mes tyre kishte diçka më shumë se sa shoqëri.
Pas atij klipi reperi lajmëroi se ai dhe bashkëshortja Egzona Syla i dhanë fund martesës disa vjeçare. Mirëpo vite pas ndarjes siç duket çifti i ka lënë pas mosmarrëveshjeve dhe janë pajtuar.
Sipas ‘Magazina.al’ burime pranë dyshja kanë treguar se ata prej kohësh janë bashkë më të dashuruar se kurrë dhe po përjetojnë moment të lumtura në çift.