INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agon  Shehaj: “Qeveria orkestroi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj meje kudo, në tv, portale dhe rrjete sociale”. Jam penduar që i hyra politikës

Agon Shehaj: “Qeveria orkestroi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj meje kudo, në tv, portale dhe rrjete sociale”. Jam penduar që i hyra politikës

Publikuar më: 14:55 16-09-2017

Për faj të fjalimit të tij Agron Shehaj u bë personazh i javës në media, tv dhe portale.

Deputeti i qarkut të Vlorës nën siglën e PD u përqesh dhe u tall në kuvend. Ai ndihet shume i ofenduar dhe se ka reflektuar shumë nga kjo situatë.

“Pas fjalimit tim në parlament, qeveria orkestroi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj meje, kudo: në tv, portale dhe rrjetet sociale. Nuk e mohoj që sulmi më bëri të reflektoj mbi përfshirjen në politikë. Ju falenderoj për komentet dhe mesazhet tuaja inkurajuese, ato kanë qenë me mijëra dhe nga e gjithë bota. Nuk jam tërhequr, dhe as kam ndërmend, nga ai fjalim dhe ato qëndrime. Sulmet nuk bënë gjë tjetër veçse ndihmuan që fjalimi im të bëhej viral dhe të përhapej në mënyrë të paimagjinueshme. Nëse nuk ia dola në 'aftësi retorike', mesazhi, vërtëtesia dhe sinqeriteti i atyre që thashë, mbeten”! Kjo ishte deklarata e bërë nga Shehaj




Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893