INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agresori i Justin Bieber kërkon ta takojë përsëri,

Agresori i Justin Bieber kërkon ta takojë përsëri, "tek për tek"!

Publikuar më: 14:13 15-06-2016

Historia nuk ka përfunduar ende, pasi personi që e poshtëroi djaloshin Bieber po e kërkon përsëri.

Kur ndeshesh me Justin Bieber, duhet të përballesh me pasojat, edhe ato që nuk mund të t’i imagjinoje. Punët nuk shkojnë aspak mirë për Lamont Richmond, personi i cili rrahu paq yllin kanadez të muzikës pop. Ai është pushuar nga puna dhe si të mos mjaftonte kjo, ka marrë kërcënime të panumërta për vdekje nga shumë beliebers. Megjithatë ai shprehet i gatshëm për të mos e hedhur Justin në gjyq, me kushtin që ky i fundit ta takojë tek për tek. Këtë herë jo më për t’u zënë, por për të biseduar se si mund ta zgjidhin këtë situatë pa nevojën e autoriteteve. Dhe në rast se këngëtari 22 vjeçar nuk përgjigjet, duket se e pret gjyqi. Si të mos mjaftonte që e pësoi gjithë situatën nën lëkurë.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057