INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Duka ikën nga PR, merr drejtimin e Partisë Agrare

Agron Duka ikën nga PR, merr drejtimin e Partisë Agrare

Publikuar më: 11:43 25-03-2016

Lajmi për largimin e Agron Dukës nga Partia Republikane ka ditë që po qarkullon, po këtë të premte kjo u  zyrtarizua.

Duka ndryshoi drejtim duke u emëruar kryetar i Partisë Agrare, pas mbledhjes së asamblesë të kësaj partie.  Ende nuk dihet nëse pas largimit nga PR, ai do vazhdojë të qëndrojë në opozitë apo do të bashkëpunojë me mazhorancën.

Deklarata e plotë Partisë Agrare Ambientaliste:

Sot, me 25 Mars 2016 në Selinë e Partisë Agrare Ambientaliste u mblodh Asamblea e Përgjithshme e kësaj partie e cila pas diskutimeve mori disa vendime të rëndësishme:

-Asamblea vendosi që për të rritur efektivitetin elektoral të strukturave organizative të PAA-së, ato të përshtaten me strukturën e re të pushtetit vendor duke krijuar njësi të reja organizative të Partisë për çdo bashki.

-Asamblea e PAA-se pranoi dorëheqjen e Kryetarit të deritanishëm Prof. Lufter Xhuveli dhe në vend të tij Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste u zgjodh Agron Duka, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish Minister i Bujqësisë.

-Asamblea vlerësoi lart kontributin e Prof. Lufter Xhuvelit në drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste, në krijimin e një identiteti të qartë të saj në spektrin e politikës shqiptare dhe në përfundim e zgjodhi atë kryetar të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0030450820922852