Aktori i njohur Drilon Hoxha ishte i ftuari i radhës në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Ai është bërë shpesh pjesë e lajmeve të portaleve teksa në shumë prej tyre u shkruajt se Agron Llakaj i kishte penguar karrierën. Por si është e vërteta pas kësaj deklarate? Për çudi, edhe pse lajmi mbushi mediat online e vërteta s’qenka kjo:
‘Unë nuk e kam përmendur emrin e tij, s’kam thënë fare Agron Llakaj, nuk e di ku e gjetën portalet. Unë kam thënë që dikush më pengoi në Portokalli, sepse më kishin thënë që një njëri i brendshem kishte ndërhyre për të më penguar. Unë sa fillova, prisja një vend punë. Më thanë që dikush nga brenda kishte ndërhyrë’
Ermali e ripyet se nëse ai s’ka përmendur Agronin si ka mundësi që shumë portale përmendën emrin e tij? Mos ka një të vërtetë dhe ai nuk e pohon? A i shkruajti Agroni pas kësaj rrëmuje online? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 15-të intervistës ‘Një kat më lart’.