INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet vajza e skandaleve, Lindsay Lohan sërish në gojën e të gjithëve!

Rikthehet vajza e skandaleve, Lindsay Lohan sërish në gojën e të gjithëve!

Publikuar më: 13:59 09-03-2016

Mirëse u riktheve e dashur, na kishte marrë malli të shkruanim për ty.

E kemi fjalën për të famshmen Lindsey Lohan, e cila tashmë nuk flet asnjë gjuhë tjetër përveç rusishtes… Kjo sepse sapo ka peshkuar një 22 vjeçar mega të pasur rus të quajtur Egor Tarabasov. Ai është trashëgimtari më i ri i një biznesi në Jelcin. Tani të flasim pak për historinë e tyre të dashurisë. Sipas tmz.com, Egor dhe Lindsey janë njohur në Londër nga një mik i tyre i përbashkët para 4 muajsh dhe që atëhere gjërat janë bërë disi serioze. Ai madje ka vizituar familjen e saj në New York për festat e fundvitit. Ajo që na pëlqen më shumë nga gjithë kjo histori është se Lindsey është e çmendur pas tij dhe ky i fundit e mban larg telasheve. Tarabasov jeton në Londër, ku ka hapur kompaninë e tij të biznesit dhe mesa duket aktorja 29 vjeçare do të vendoset aty për një kohë të gjatë, ose të paktën le të themi kështu.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777