Mirjami është një ndër këngëtaret shqiptare më të komentuara në showbizin shqiptarë, padyshim luku i saj dhe sharmi që na transmeton, ka bërë që ajo të komentohet gjerësisht nga mediat online dhe jo vetëm.
Jemi mësuar që gjithmonë ta shikojmë me të njëjtin look; flokë të gjatë dhe bjond, mirëpo siç duket Miriami ka vendosur që së fundmi të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e saj.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku e shohim me një pamje tërësisht të re. Miriami i ka prerë flokët deri mbi supe dhe ka bërë disa onde të lehta, duke u dukur mjaft tërheqëse.
Me flokë kaq të shkurtër nuk e kishim parë asnjëherë, por fansat e saj në Instagram kanë reaguar mjaft mirë për look-un e ri, duke e pëlqyer e komentuar pafund.