INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ahmetaj në përpjekje për të goditur shifrat e “çadrës”

Ahmetaj në përpjekje për të goditur shifrat e “çadrës”

Publikuar më: 11:04 16-05-2017

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka folur për situatën ekonomike në vend edhe politikisht. Ai ka thënë se shqiptarët nuk duhet të gënjehen nga taksa 9% që premton nga çadra e protestës kryedemokrati Lulzim Basha, duke sqaruar se si rëndon ajo në xhepat e qytetarëve.
“I them qytetarëve që deklarimi i çadrës për taksën e sheshtë 9% ka në themel rrënimin e qytetarëve. Taksimi 9% do të thotë që 500 mln dollarë t’ju merren nga xhepat qytetarëve. Të votosh sot për çadrën do të thotë t’i heqësh vetes e prindërve 500 mln dollarë dhe t’ja japësh çadrës t’i shpërdorojë si në 2005 dhe 2008”,- tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka premtuar do ketë rritje ekonomike më të ndjeshme në 4-vjeçarin e ardhshëm.
Ai ndali dhe tek rëndësia që ka Reforma në Drejtësi për ekonominë, që sipas tij reforma në drejtësi është një instrument për të çliruar potencialin ekonomik të Shqipërisë. Madje shtoi se prezenca e “cadres” është rrezik për ekonominë dhe është kthyer në armik të saj.

Ahmetaj u kap në befasi kur gazetarët e pyetën për paratë e hashashit dhe ndikimin e tyre në ekonomi, veçanërisht ndikimin për uljen e vlerës së euros.
E sqarimi i tij ishte: “Nuk ka vend që ka lulëzuar nga aktivitetet kriminale të vogla apo të mëdha qofshin këto. Zhvillimi ekonomik erdhi nga investimet e huaja vendase, nga rritja e punësimit dhe besimi i aktorëve në ekonominë shqiptare. Kemi bërë edhe me Bankën Botërore informalisht një test për kursin e këmbimit, nuk ka asgjë të veçantë të ketë ndodhur këto tre vite.  1.5 miliard u futën vitin e fundit nga turizmi dhe sigurisht që investimete huaja, remitancat, turizmi kanë efekt të drejtpërdrejtë në vlerësimin apo nënvlerësimin e monedhës”.

Arben Ahmetaj ndau dhe një lajm tjetër kur tha se ky është viti i parë elektoral me sufiçit buxhetor.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561