INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ahmetaj: Rritja ekonomike do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017

Ahmetaj: Rritja ekonomike do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017

Publikuar më: 18:26 12-01-2017

Pas deklaratës së INSTAT se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, pati një rritje ekonomike prej 3.3 për qind, ka reaguar ministri Arben Ahmetaj, duke e cilësuar këtë një lajm shumë të mirë. Sipas tij, po vazhdon përshpejtimi i rritjes ekonomike, gjë që pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017. "Norma prej 3.1 për qind e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, e con nëntë-mujorin në rivlerësim prej rreth 3.3 për qind e PBB. Është vërtet një lajm shumë i mirë për ekonominë, vazhdon rritja dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike”-deklaroi Ahmetaj. Megjithatë kreu i Financave shton se duhet të vazhdojnë reformat në gjithë sektorët në mënyrë që rritja të jetë e qendrueshme dhe të përshpejtohet. Ahmetaj tha se “ konsolidimi i një sërë sektorëve, përmirësimi i performancës së bujqësisë, përmirësimi i dukshëm i performancës së sektorit të ndërtimit, dhe i turizmit, janë statistika të qendrueshme që Shqipëria ka hyrë në një cikël shumë pozitiv ekonomik”. Sipas kreut të Financave për 2017, synohet një rritje 3.7 për qind deri në 3.8 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0015749931335449