Mc Kresha ruan një ndër vendet e para, si më i miri në muzikën Hip-Hop.
Bashkë me Lyrical Son arrijnë të kthejnë çdo këngë të tyre në hit dhe të mbushin koncertet plot. Por vetë Kresha, nëpërmjet postimit të fundit, na zbuloi se nuk është aq optimist për drejtimin që po merr muzika shqiptare. Megjithatë beson se ka ende muzikë të mirë duke na treguar edhe këngëtarin e tij të preferuar. Reperin kosovar Elinel, këngët e të cilit Mc Kresha i dëgjon në makinë. ‘Ka ende muzikë të mirë”, shkruan ai duke e konsideruar Elinelin “gjigand”. /intv.al/