Pse kështu vallë?!
Gigi Hadid dhe Zayn Malik shokuan të gjithë fansat e tyre kur dhanë lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies më shumë se 2-vjeçare. Por gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur shumë aludime se ata mund të jenë sërish bashkë, deri në momentin kur ata u kapën “mat” duke u puthur me shumë pasion. Pas këtij veprimi të gjithë ishin të bindur që Gigi dhe Zayn janë sërish bashkë. Modelja bukuroshe jo vetëm që e ndjek në Instagram Zayn-in, por edhe i pëlqen fotot apo videot që ai publikon në këtë rrjet social.
Por të themi të drejtën na mundon të dimë se pse Zayn nuk i ka bërë “follow” ende Gigit.
E çuditshme, por vetëm ai e di!