INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ai donte të krijonte familje', Adriana flet për arsyen e fortë të ndarjes nga Keith

'Ai donte të krijonte familje', Adriana flet për arsyen e fortë të ndarjes nga Keith

Publikuar më: 12:33 05-06-2022

Adriana Matoshi dhe Keith Owen Groeneveld kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë, e cila përfundoi pak kohë më parë. Ndarja i habiti të gjithë sepse dyshja shfaqeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo duket se ndonjëherë vetëm dashuria nuk mjafton.

Adriana ka dhënë së fundmi një intervistë për "ATV" ku ka zbuluar arsyen pse kanë vendosur të ndajnë rrugët. Aktorja tha se Keith, ndryshe nga ajo, donte të krijonte një familje, të kishte fëmijë.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë. Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falenderuese deri në qiell", u shpreh Adriana.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615