INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ai është pjesë e familjes!

Ai është pjesë e familjes!

Publikuar më: 17:24 17-03-2016

Blac Chyna publikon një video në Snapchat të Legoland me të dashurin Rob Kardashian dhe djalin e saj King Cairo..

Rob Kardashian dhe e dashura e tij Blac Chyna i ofruan djalit të saj, King Cairo të mërkurën një udhëtim të shkurtër në parkun e argëtimit për fëmijë, Legoland.

 

Ish ylli 28 vjeçari i realitetit televiziv dhe e dashura e tij 27 vjecare, dukej se po kalonin mjaft mirë në një video në Snapchat me djalin 3 vjeçar King gjatë vizitës së tyre në parkun e argëtimit, në Carlsbad, Kaliforni.

 

Rob ishte veshur thjesht, me një bluzë të bardhë dhe një kapele blu të Dodgeras-ve Los Angelos,  ndërsa Blac një bluzë të zezë me një logo shumëngjyrëshe Adidas, streçe të zeza dhe atlete  në të verdha të shndritshme.

Djali i saj me flokë kacurrela, King, kishte veshur një T-shit të zi që kombinonte me pantallonat dhe këpucë të kuqe të shndritshme. Rob dhe Blac,  të dy rrezëllinin ndërsa pozonin brenda gojës së një luani gjigand Lego. Ish ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe Blac e bën publike romancën e tyre në Janar dhe që atëherë kanë qenë praktikisht të pandashëm.  

 

Lidhja shkaktoi konflikt që kur motra më e vogël e Robit nga mamaja, Kylie Jenner, 18 vjeç, po dilte me ish të fejuarin e Blac, Tyga, 26 vjec, që është edhe babai i King Cairo.

Rob,  që më parë ishte tërhequr nga jeta sociale, që kur nisi të shoqërohej me Blac është socializuar më shumë dhe është vënë re që ka ardhur duke u dobësuar pas përpjekjeve të mundimshme me shtimin në peshë në vitet e fundit. 

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203