Ndarja e Bora Zemanit dhe Vin Velit bëri shumë zhurmë në media. Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies pasi u bënë prindër të një djali. Bora është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por përveçse një moderatore mjaft e njohur, ajo ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj.
E ftuar në "Thumb", moderatorja ka treguar se nuk po i pëlqente që djali njihej në rrugë nga të gjithë, gjithashtu tregoi se djali i saj ka filluar të ketë dhe ato pëlqimet e para në kopësht, madje zbuloi se Arbori i pëlqen shumë vajzat. Aq shumë i ka xhan sa herën e fundit kur Bora e kishte pyetur se kë pëlqente tek kopështi dhe kë kishte puthur, i kishte thën dy emra dhe që i donte të dyja. Bora i kishte thënë se duhet të zgjedhë një dhe përgjigja e Arborit ishte "Pse?".