Së fundmi Juli u intervistua nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro për "BB Radio" si një nga finalistët e këtij edicioni. Ai u pyet nga vajzat për krahasimin që mund ti kenë bërë me fituesin e edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.
Ai tha se e vetmja e përbashkët mes tyre është fakti që janë shkodranë por përmendi edhe faktin që propozimin për Kiarën ai e ka bërë me një tkst të Julit.
“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. “Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…”, është e imja ajo, kështu që…”- shprehet Juli.
A është kjo një ironi që Juli ka bërë për Luizin?
Sakaq një përgjigje vjen prej Luizit i cili shkruan: Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…