INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ai ishte sebepi? Tea në lidhje me shokun e tij, Fatjoni i nxjerr “sekretet” çiftit!

Ai ishte sebepi? Tea në lidhje me shokun e tij, Fatjoni i nxjerr “sekretet” çiftit!

Publikuar më: 17:32 08-10-2021

Prej disa kohësh, Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Më parë, ajo ka treguar se me partnerin është njohur rastësisht nga Fatjoni, një tjetër ish-konkurrent, mirëpo, nuk ka treguar më shumë detaje.

Sot, Fatjoni, ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku ka folur përciptazi edhe për marrëdhënien e tyre.

Ai tregon se miqësia e përbashkët ka bërë që Tea të njihet me shokut e tij:

“Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, tha ish-konkurrenti, duke shtuar se nuk i ka takuar dhe nuk e di nëse janë bashkë apo jo, duke mos dashur të zgjatej më tepër lidhur me këtë temë.

Ndërkohë, vetë Tea ka treguar në emisionin “Goca dhe Gra” se djali është i panjohur nga publiku, dhe ajo e ka njohur rastësisht në një festë miqsh të përbashkët. Ndonëse ka postuar shpesh foto në shoqërinë e tij, Tea ka preferuar të mos ia zbulojë portretin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008