INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ai po ju shfrytëzon dhe nuk ju dashuron? Ja si ta kuptoni!

Ai po ju shfrytëzon dhe nuk ju dashuron? Ja si ta kuptoni!

Publikuar më: 12:57 14-01-2019
Ndonjëherë dashuria ju bën që mos të shikoni shumë gjëra te personi që jeni në një lidhje.
Sipas ekspertëve janë disa shenja që mund t’iu hapin sytë dhe të largoheni prej tij. Disa nga shenjat po i rendisim më poshtë, sipas intv.al:
1. Nuk dëshiron të bëjë gjëra të ndryshme me ju
Dikush që nuk ka dëshirë të realizojë gjëra të bukura me parnteren, tregon se nuk e dashuron. Ai thjesht nuk do të ndajë eksperienca me ju, prandaj duhet të largoheni prej tij!
2. Ziheni edhe për gjërat më të vogla
Duket sikur konfliktohet me ju edhe për gjëra pa arsye të vlefshme. Kjo tregon edhe për cilësinë e marrëdhënies suaj dhe është një shenjë ë fortë që ai nuk ju dashuron, por qëndron me ju për të kaluar kohën se nuk ka diçka më të mirë.
3.  Përpiqet të ju ndryshojë ashtu si do ai
Nëse dikush ndryshon për mirë, sipas intv.al nuk ka asgjë të keqe, por nëse ai përpiqet t’iu ndryshojë thjesht se atij i duket e arsyeshme, tregon se vërtetë nuk ju do. Nuk ju pranon për atë çfarë jeni.
4. Nuk tenton për të ndryshuar rutinën në lidhjen tuaj
Nëse më përpara mundohej të bënte gjëra për të ndryshuar rutinën në lidhje, tashmë ai përton edhe t’iu shkruajë edhe mesazh. Mos e toleroni sepse është një shenjë që nuk ju dashuron më. 
Burimi: Your tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891