INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ai tani është një burrë i martuar, por cilat kanë qenë vajzat që Princ Harry ka pasur lidhje përpara Meghan Markle?

Ai tani është një burrë i martuar, por cilat kanë qenë vajzat që Princ Harry ka pasur lidhje përpara Meghan Markle?

Publikuar më: 12:46 24-05-2018

Princi Harry ka gjetur më në fund vajzën e ëndrrave të tij, aktoren amerikane Meghan Markle ku tani ata janë burrë edhe grua. Dasma e së shtunës ka marë vëmendjen e të gjithëve dhe ka qenë kryefjala për gjithkënd. Por sot në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasanin është folur për lidhjet që Princ Harry ka pasur përpara se të takonte Meghan. Duhët të pranojmë që ai ka dalë në takime me vajza të bukura si modele, aktore, prezantuese etj. Ja cilat janë ato:

Natalie Pinkham

Natalie Pinkham u lidh me Princin Harry në vitin 2003, por thuhet që marrëdhënia e tyre u mbyll brenda atij viti. Ata të dy janë njohur përmes medias dhe intervistës që Natalie i ka bërë Harry-t. Ata u ndanë se gjërat midis tyre ishin ftohur, por sot mbeten miq të mirë.

Natalie-Pinkham.jpg

 

 


Chelsy Davy

Chelsy ishte dashuria e parë e Harry-t, ose të paktën gruaja e parë me të cilën ai kishte marrë një lidhje seriozisht. Harry e takoi së pari Chelsy në vitin 2004 nëpërmjet miqve të përbashkët. Kanë qëndruar bashkë për rreth 6 vjet. Harry e ka dashur shumë Chelsy, madje thuhet se përpara se princi të martohej me Meghanin, ka telefonuar Chelsy duke qarë për t’i rrëfyer ndryshimin e jetës së tij. Kujtojmë se Chelsy është ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi ajo nuk mund ta përballonte gjithë atë vëmendje mediatike.

prince-harry-c.jpg

 


Astrid Harbord
Në periudhën kur Princi Harry u nda nga Chelsy, ai pati një flirt me mikeshën e kunatës së tij Kate Middleton, Astrid Harbord.

733dc7b78469a67b4b3f93748f39c8c4.jpg

 


Mollie King

Mollie King ka qëndruar me Harryn vetëm disa ditë në vitin 2012. Këngëtarja dhe anëtare e grupit “The Saturdays”, pranoi që kishte dal me të dhe që kishte shijuar një mbrëmje komode me princin duke thënë: "Po, e kam takuar Harry dhe kemi shkuar për një pije ".

Mollie-King-2.jpg

 

 


Cressida Bonas

Marrëdhënia më serioze e Princit Harry para Meghan ishte me aktoren angleze dhe modelen Cressida Bonas. Kjo e fundit e takoi Harry-n përmes kushërirës së princit, Princeshës Beatrice. Të dy takoheshin seriozisht për dy vjet, nga 2012 në 2014. BBC raportoi se çifti u nda në mënyrë miqësore pak muaj përpara ditëlindjes së 30-të të Princit Harry.

5.Cressida_Bonas_histori_dashurie.jpg

 

 

Ellie Goulding

Harry besohet të ketë pasur një romancë me yllin e muzikës pop Ellie Goulding në vitin 2016, të cilët janë kapur disa herë bashkë duke u puthur. Madje në atë periudhë është përfolur se Ellie ngeli shtatzanë dhe fëmijën e kishte me Harryn, por se çfarë ndodhi me atë shtatzani asgjë nuk dihet. 

gettyimages-455440976-1.jpg

 

 

 

 

Meghan Marke

Harry dhe Meghan janë takuar për herë të parë bashkë në korrik të vitit 2016 nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. “Shpresoja vetëm që ai të ishte i sjellshëm dhe i edukuar”, është shprehur në një intervistë ajo, e cila ka shtuar se pyeste vazhdimisht miqtë e përbashkët se si ishte Harry. “Ne në fillim dolëm thjesht për një pije, dhe më pas pyetëm njëri-tjetrin se çfarë do të bënim nesër? Ne duhet të takohemi sërish”, janë shprehur të dy në një intervistë kur po komentonin fillimet e njohjes, njohje e cila përfundoi në martesë.

nintchdbpict0003743365042.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719