Reper-i Drake, së fundmi ka nisur turin e tij muzikor, por kësaj radhe në Europë.
Data e parë e koncertit të tij ka qenë në Manchester, ku ai performoi për dy net rresht.
Por, ajo që mediat britanike kanë vënë re është një detaj mjaft interesant. Në albumin e fundit të reperi-t “Scorpion” ekzistonte një këngë në të cilën ai përdorte një demo të Michael Jackson.
Kënga e titulluar “Don’t Matter to Me” ishte e preferuara e publikut dhe Drake e ka luajtur atë përgjatë gjithë turit veror në Amerikë, ndërsa në dy shfaqjet e fundit në Manchester duket se kënga nuk është performuar më prej tij.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas akuzave që “mbretit të pop-it” i janë bërë për pedofili nga prindërit e dy fëmijëve të vegjël.