Ju kujtohet Salt Bae?
Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me xhestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij.
Por shumë mbas e nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.
Duket se së fundmi moderatorja e njohur shqiptare Armina Mevlani, ka patur shancin të takojë Salt Bae dhe madje ka shkrepur dhe një foto me të cilën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instastories.
Mund të themi se jemi xhelozë, sepse dhe ne jemi fansa shumë të mëdhenj të Salt Bae, duam të themi të memeve të tij, se gatimin nuk ia kemi provuar ende!