INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Air Albania' nis fluturimin e parë drejt Stambollit

'Air Albania' nis fluturimin e parë drejt Stambollit

Publikuar më: 07:45 15-09-2018

'Air Albania'nis sot fluturimin e parë, test që do e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Për të festuar këtë moment në Rinas ka mbërritur kryeministri Edi Rama.
"Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik, ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë.
Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, e njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka. Do thoni ju që atë që e bëni për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit, por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit" ka thënë Rama.

Marrëveshja trepalëshe është miratuar nga qeveria shqiptare më 11 shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare të mërkurën. Marrëveshja thotë se Air Albania do të jetë nën pronësi të Turkish Airlines, 49% e kompanisë shtetërore të kontrollit ajror, Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%.
Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej rreth 800 euro, ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059