Ndeshjet e para çerekfinale të Europa League lanë pothuajse gjithcka për t’u përcaktuar në kthim sa i përket skuadrave që do të vazhdojnë më tej rrugëtimit drejt finales së Stokolmit. Ajax ka mposhtur Schalken me rezultat 2-0, skuadra e madhe holandeze ka arritur të shënoj fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës ndaj Schalkes, falë kapitenit të skuadrës Davy Klassen.
Lioni ka arritur të fitojë përballjen e vështirë ndaj Beshiktashit në çerekfinale të Ligës së Evropës duke fituar me rezultatin 2-1. Në një përballje të zjarrtë në fushë por dhe në tribuna, aq sa takimi nisi me 45 minutë vonesë si pasojë e trazirave që shkaktuan tifozët turq në stadium, ku u desh dhe ndërhyrja e presidentit të klubit francez Jean Michel Aulas për të qetësuar situatën.
Fitore dhe për Celta Vigo qe ka arritur të mposhtë Genkun 3-2 në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Spanjë.
Manchester United barazuan 1-1 në Bruksel me Anderlechtin. Anglezët kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të Mkhitaryan , por ashtu sic ka ndodhur shpesh në këtë sezon u ndëshkua në të 86-tën me Dendocker.