Shqipëria është e mbushur me talente dhe e themi me mjaft bindje. IN Tv në bashkëpunim me moderatoren Fatma Methasanin janë gjithmonë në kërkim të këtyre të rinjve të cilët posedojnë një talent dhe duan të na tregojnë se çfarë dijnë të bëjnë.
“A je një radio lover” kjo ishte thirrja që Fatma bëri para pak ditësh në Fun Day dhe mund të themi që kishte vërtetë radio lover dhe të rinj me pasion. Në email-in e emisionit ([email protected]) kanë ardhur me qindra mesazhe nga të rinj të apasionuar pas radios, edhe pse të shumtët nuk kishin një eksperiencë më parë. Pasioni dhe dashuria e madhe për punën shihej shumë te këta të rinj, të cilët u bënë pjesë e audicioneve, por numri i fituesëve ishte i limituar dhe i përzgjedhuri i parë ishte Denian Hoxha.
Një djalë që i reflektohej në sy talenti, dëshira dhe pasioni që ai kishte për jetën dhe per gjërat që donte të bënte. Me kaçurrelat dhe zërin e tij karakteristik radiofonik, ai prezantoi këtë të dielë me Fatmën, 10 këngët më të mira shqiptare. E diela e ardhshme do të ketë sërish një të përzgjedhur dhe i/e duhur/a do kontaktohet nga stafi i Fun Day./intv.al/