Arlind Ajeti kërkohet nga disa klube, por Torino është e vendosur të mos e shesë qendërmbrojtësi dhe mundësi a e vetme është që ai të huazohet në ndonjë ekip tjetër.
Klubet që e duan janë të shumta, madje edhe në Gjermani për të është interesuar Frajburgu i Amir Abrashit.
Krotone, Xhenoa e Kievo e duan në Itali, por sipas “Supersport” është Bolonja skuadra që është më pranë huazimit të qendërmbrojtësit. Skuadra italiane e donte edhe verën e shkuar, por ishte Torino ajo që e mori Ajetin, i cili kishte dalë i lirë pas një eksperience me Frozinonen.