Ditën e sotme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë ditëlindjen e vogëlushes së tyre, Ajkës. Ajo mbush 2 vjeç dhe mami Xhensila me babi Besin kanë zgjedhur të shkruajnë fjalët më emocionuese për vogëlushen në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë një video buzë detit me Ajkën, teksa luajnë e qeshin të dyja. “12.07.2018 11:50 AM or’ e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”, shkruan ajo.
Ndërsa Besi ka zgjedhur një foto të Ajkës, kur ishte fare e vogël. “Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën. Faleminderit secilit nga ju për çdo urim. Zoti ju rujt”, janë fjalët e Besit. Kujtojmë se 1-vjetorin e vogëlushes, dyshja vendosën të organizonin një festë të madhe. T
ashmë pandemia është bërë shkak që mos lejohen organizimet festive, megjithatë na mbetet të presim për të parë çfarë kanë menduar dy artistët për vogëlushen e tyre.