INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajo dhe Gigi Hadid janë si “dy pika uji”, por a ka bërë operacione plastike për t’i ngjarë? Xhesika Berberi habit me përgjigjen e saj [FOTO]

Ajo dhe Gigi Hadid janë si “dy pika uji”, por a ka bërë operacione plastike për t’i ngjarë? Xhesika Berberi habit me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 22:26 19-05-2018

Xhesika Berberi është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe ndodh shpesh që e krahasojnë me supermodelen Gigi Hadid, me të drejtë sigurisht sepse ngjashmëria e tyre është shumë e dukshme. Xhesika prej disa vitesh është shpërngulur në New York aty ku po vijon karrierën e saj profesionale, karrierë kjo që i ka dhënë mundësinë të takohet me emra shumë të njohur botërorë.

Por mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” ku foli për “gojët e liga” që kanë thënë se ajo ka bërë operacione për t’i ngjarë modeles së njohur.

Xhesika u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje deri tani, por na çuditi kur ta se nuk është kundër në të ardhmen.

“Për momentin nuk kam asnjë ndërhyrje plastike. Nuk do të thotë që jam kundër. Jam kundër ekzagjerimeve, por unë s’kam bërë asnjë”, u shpreh Xhesika.

xing.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391