Ndonjëherë të gjithë mendojnë sesi do të duken kur të jenë 80 vjeç. Me siguri disa persona e kanë menduar veten me një shkop ku të mbështeten, e disa të tjerë të fortë, por sërish me lëkurë të varur.
Por siç duket nuk është rasti i 80-vjeçares Ernestine Shepherd, gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e “bodybuilding”. Sipas mediave ndërkombëtare, pak ditë më para ajo ka festuar 80-vjetorin dhe sërish vijon të marrë pjesë në kompeticione dhe maratona të ndryshme.
Shepherd tregon se trupi i saj ka filluar të marrë formë në moshën 56-vjeçare, kur ajo dhe motra e saj “ranë në dashuri” me aerobin dhe filluan të merrnin pjesë në evenimente të ndryshme sportive.
Ndërkohë në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve “Guinness” si femra më e vjetër që merr pjesë në “bodybuilding”. E ndërsa ajo merret me mbajtjen trupit në formë gatimi i takon ta bëjë bashkëshorti i saj, me të cilin ka 60 vjet e martuar.
Nëse një 80-vjeçare mund të ketë atë fizik falë ushtrimeve të përditshme, ndoshta duhet ta marrim më seriozisht palestrën e mos kujtohemi vetëm para sezonit plazhit.