Dua Lipa dhe Isaac Carew janë ndarë sërish pas 18 muajsh së bashku dhe nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale duket qartë se po e përjetojnë ndarjen në skaje të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare vijon ta ndjekë në Instagram ish-të dashurin, edhe pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për këtë të fundit.
Shefi i njohur i kuzhinës Isaac Carew, duket se po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram.
Së fundi ai ka publikuar një foto ku shihet që ka lënë mjekër dhe jo sepse është në modë, pasi kjo është hera e parë që e shohim atë kështu.
Këtë gjë ia kanë vënë në dukje edhe fansat të cilët i shkruajnë:
“Sa shpejt të rritet mjekra kur ndahesh nga e dashura”.
Nga ana tjetër Dua Lipa duket më e qetë, të paktën këtë gjë na tregon. Ndarja nuk ka ndikuar fare te Dua pasi ajo duket tejet e lumtur në foton e fundit dhe më seksi se kurrë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi ku shihet duke qeshur ndërsa të kundërtën shkruan: “Duke pozuar me ankth në dy foto, natën e mirë”!