Sezoni i ri i The Voice, duket se nuk ka nisur mirë. RadarOnline ka mësuar nga një burim i afërt që gjykatësi veteran i jurisë, Adam Levine nuk është i mirëseardhur në këtë sezon nga Miley Cyrus. Adam dhe Miley janë kapur me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye ai thotë se nuk mund të qëndrojë me të.
" Ai nuk flet për të kur kamerat i drejtohen dhe duket sikur me të vërtetë dëshiron të qëndrojë tërësisht indiferent ndaj saj. Siç është bërë e ditur edhe më parë, Levine ka patur mosmarrëveshje edhe me anëtarët e tjerë të jurisë në çdo sezon të kaluar të The Voice, por kjo armiqësi është ndryshe.
Miley ka treguar se do të ketë vendin e saj, ndërsa Adam duket i lodhur nga çdo ndërhyerje e saj ndërkohë që ai flet. Por Adam nuk është i vetëm në këtë “betejë”” me 23 vjeçaren. Ai ka krijuar mikësi me Alicia Keys e cila duket se është e vendosur për të mbajtur anën e mikut të saj, për tu siguruar që ekipi i Mileyt të mos fitojë këtë sezon.