INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajo që ju nuk dini për industrinë e pornos

Ajo që ju nuk dini për industrinë e pornos

Publikuar më: 16:35 06-07-2018

MindGeek është kompania më e madhe në industrinë globale të pornos. Emër i panjohur për ju mbase?! Epo MindGeek(që vjen pas Facebook dhe Youtube për klikime dhe që njihet ndryshe si Manwin) ka nën kontroll të gjithë industrinë. Mbase ju duket e çuditshme që një kompani të udheheqë tregun komplet e vetme, por MindGeek e ka bërë më së miri këtë gjë. 90% e të ardhurave nga pornot i shkojnë MindGeek, pra kemi të bëjmë me një monopol. Ligjet antitrust normalisht duhet të kishin ndërhyrë, por ama në një industri të tillë që shihet me shumë mëdyshje, askush nuk ka interes që të lidhë emrin e vet me të(kjo vlen sidomos për politikanët). Monopol apo jo, askush nuk ka ndërhyrë.

Mënyra që kjo kompani nisi dominimin është mjaft interesante. Fabian Thylman. një i ri me prejardhje gjermane, i cili jetonte në Shba, pa që në fillim të viteve 2000 njerëzit po blinin përherë e më pak CD dhe po drejtoheshin drejt internetit. Ai themeloi kompaninë në 2003 dhe e nisi me idenë që opsioni falas është ai që tërheq më shumë klientë.

Pasi nisi rritjen, Manwin, kompania që u kthye në MindGeek në 2013, filloi një fushatë të gjërë blerjesh ndaj rivalëve. Në vitin 2013 kjo kompani mori 300 milione $ dhe nuk i investoi për të përmirsuar shërbimin e vet, por ama bleu të gjithë rivalët ekzistues(DigitalPlayground dhe të gjithë rrjetin e tyre). Sot MindGeek është dominante absolute. kushdo që ka punuar në industri ka qënë të paktën një herë pjesë e tyre. Sot ata zotërojnë faqet ë të mëdha në botë të cilat vijojnë si më poshtë:PonHub, Brazzers, DigitalPlayground, Youporn etj.

pornhub_logo_ok.jpg

 


Për ngritjen e tyre duhet përmendur që ndikoi fakti që krijuesit e vegjël të filmave s'kanë para për të mbrojtur të drejtat e tyre, prandaj këta dëmtuan financiarisht rivalët dhe më pas i blenë. Biznesi ska të bëjë me ndershmërinë mesa duket. Jo përherë fiton ai që luan sipas rregullave, në këtë rast Manëin thjesht bëri vetë rregullat e lojës. Shuma e të ardhurave që ata gjeneruan vitin e fundit është është rreth 400 milionë dollarë. Industria u rrit, pra MindGeek u rrit, pasi ata janë industria. Pse të jesh në të njëjtin nivel me konkurencën kur s'ke konkurencë xhanëm.

brazzers.jpg

Morali i historisë, vrite problemin sa s'ka lindur akoma. Pse të lësh rivalët të forcohen, kur t'i i heq qafe sa janë të dobët. Jo shumë flitet për këtë fushë, askujt nuk i intereson historia e filmave të tyre, por prapaskenat e tyre kanë qenë mjaft interesante.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002