INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajo që ka bërë Landi për fëmijët e Dr.Florit do t’iu ngrohë zemrat [FOTO / VIDEO]

Ajo që ka bërë Landi për fëmijët e Dr.Florit do t’iu ngrohë zemrat [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:53 16-03-2017

Landi Hysi e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta në moshë të re të mikut të mij më të mirë Dr.Florit dhe vazhdimisht e kujton atë. Një pjesë të madhe të kohës së tij dhe të postimeve në rrjetet sociale, zënë dy fëmijët e Dr.Florit, vajza Kaltrina dhe djali Danieli, për të cilët Landi tashmë është si një “baba” dhe shoku më i mirë njëkohësisht, duke u dhuruar po aq dashuri sa u dhuron nëna e tyre Blerina, apo mund t’i dhuronte Flori.

Vetëm pak muaj më parë Landi surprizoi Kaltrinën me rastin e ditëlindjes së saj duke i shkuar te shkolla.

Ai i mëson Kaltrinës basketbollin, një ndër sportet e tij të preferuara dhe jo vetëm. Landi e shoqëron atë dhe Danielin me makinë, i mëson Kaltrinës notin, por edhe bëjnë foto epike të cilat ish-anëtari i West Side Family i ndan me fansat.

Këto janë disa nga momentet më të bukura të Landit me fëmijët e Dr Florit, krah të cilave ai gjithmonë shkruan ‘Jo për lavdinë time’…

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217